Home Kuriozitete
Guximtarë apo idiotë? Demi bën "kërdinë" (VIDEO)
Në një garë me dema në Portugali, gjashtë toreadorë e kanë pësuar kur tentuan ta sfidojnë demin e tërbuar.

Një video amatore e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur demi i godet dhe i hedh në ajër gjashtë toreadorë, ku njëri prej tyre madje mbetet i shtrirë në tokë pavetëdije.

Për ta nxjerrë nga fusha dhe për të mos e pësuar edhe më shumë, demit i dolën përpara dhjetëra toreadorë tjerë që e shpërqendruan demin derisa prapa tyre mjekët e transportonin të lënduarin.

Mediat lokale raportojnë se toreadori i lënduar rëndë është Fabio Francisco, i cili është dërguar në spital.

Por, për dallim nga gara tradicionale spanjolle me dema, portugezët luftojnë me këtë kafshë duke qëndruar mbi kali.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Modelja me sindromën Down pushton pasarelat më të njohura në botë
10 shtete që ofrojnë arsim universitar 100% pa pagesë (FOTO LAJM)
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë
Shikoni se si biçiklisti goditet nga kamioni
"Po nuk paguan, nuk i takoj më', modelja sfidon meshkujt (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media