Home Kuriozitete
Theu rekord si berberi më i vjetër në botë, 107 vjeçari nuk ka ndërmend të heqë dorë
Anthony Mancinelli është 107 vjeç dhe ka thyer rekord si berberi më i vjetër në botë.

I lindur në Napoli në vitin 1911,ai emigroi në Nju Jork me familjen e tij në moshën 8 vjeç. Dhe Mancinelli është futur në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2007 në moshën 96 vjeçare.

Ai zotëron një sallon flokësh 'Fantastic Cuts' që është rreth 1 orë nga New York.

I moshuari punon me orar të plotë dhe e nis punën në orën 08:00.

Anthony filloi punën si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe që nga ajo moshë nuk e ka braktisur profesionin.

I pyetur për jetëgjatësinë e tij, Mancinelli tha se nuk ka pirë kurrë duhan apo pije alkoolike.

Një arsye se pse vazhdon të punojë, është se i moshuari qëndron i zënë dhe optimist pas vdekjes së gruas së tij, Carmella, 14 vjet më parë.

Mancinelli jeton vetëm, jo shumë larg sallonit në Neë Ëindsor

Ai i jep vetë makinës, nuk ka nevojë për syza, gatuan vetë dhe shikon televizor, ndërsa ëshët tifoz i madh i wrestling.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mësoni si të mos bini pre e gënjeshtrave të djemve
Me minifund del para djemve dhe u tregon të pasmet, reagimi i të dashurave (VIDEO)
Britanikët prezantojnë tipin e ri të super tankut të përdorur në Kosovë (FOTO LAJM)
E zbuloi NASA, asteroidi gjigant është duke "fjetur" poshtë akujve në Alaskë (FOTO LAJM)
Kometa e Krishtlindjeve do të shihet me sy të lirë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media