Home Kuriozitete
Del në shitje “një pjesë e Hënës”
Një pjesë e Hënës e rrëzuar në Tokë do të dalë në shitje për 500 mijë Dollarë. Ky meteor i shkëputur nga Hëna ka një peshë prej 5 kg dhe përbëhet nga gjashtë fragmente të cilat mund të bashkohen.


Guri shkëmbor i rrëzuar nga Hëna u gjet vitin e kaluar në shkretëtirën e Saharasë. Ekspertët thonë se është një nga pjesët më të mëdha të shkëmbit të Hënës që do të dalë në shitje. Studiuesit e meteorëve shprehen se pjesa që do të dalë në shitje është një nga më të rëndësishmit e këtij lloji.

Ankandi për shitjen e tij do të zhvillohet në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të përfundojë më 18 Tetor. Nuk dihet se sa i vjetër është ky shkëmb, ndërsa meteori më i vjetër i rënë nga Hëna është 20 milionë vjeçar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Duket si vrimë por brenda saj është një shtëpi interesante (FOTO LAJM)
Kjo nuk pritej, akrepi shfaqet në aeroplan (VIDEO)
Burri zbulon nga Facebooku se vuante nga një sëmundje e frikshme
Më 19 shkurt Hëna dhuron spektakël
Dikur shtete të fuqishme por sot janë zhdukur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media