Home Kuriozitete
Përse përplasen me motorin e majtë të avionëve zogjtë
Zbulohet se në pjesën më të madhe të rasteve zogjtë përplasen me motorin e majtë të avionëve. Dhe kjo nuk është rastësore. Duket se zogjtë janë të tërhequr nga ngjyra e kuqe dhe pikërisht në anën e majtë të avionëve ndodhet drita e navigimit.

Ky konkluzion i rëndësishëm është arritur pas punës kërkimore dhe statistikore të një eksperti të aksidenteve ajrore Richard Dolbeer. Ai ka analizuar 9000 episode të incidenteve ajrore të shkaktuara pikërisht nga impakti i zogjve me mjetin fluturues.

Rezultatet konsiderohen mjaft të rëndësishme pasi tani u kuptua shkaku dhe mund të merren masat për ndryshimin e normave të sigurisë ajrore. Kërkuesit thonë se mund modifikohen edhe dritat e kuqe që përdoren aktualisht në aeroporte dhe të përdoret një ngjyrë e ftohtë.

Deri më sot nga incidentet ajrore pas impaktit me zogj kanë humbur jetën 350 persona nga radhët e ushtrisë dhe 250 civilë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njeriu i Neandertalit i pranishëm në një ishull grek
10 këpucët më të shtrenjta në botë
Pse burrat shqiptarë e kanë zakon të shkëmbejnë duhan me njëri-tjetrin
Realizohet fluturimi më i gjatë në histori nga Nju Jorku në Sidnei
Arrestohet gruaja pasi lindi fëmijën e një 11 vjeçari

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media