Home Kuriozitete
Bleu fustanin e ri luksoz, vajza tmerrohet nga ajo që gjen brenda
Cailey Fiesel, e cila jeton në Manhattan bleu në dyqan një fustan të zi për 40 dollarë. Disa javë me vonë ajo e veshi atë për herë të parë në punë. Ishte pikërisht ky momenti kur ndjeu një erë të rëndë.

“Pavarësisht se lëviza nga tavolina dhe eca nëpër zyrë, era nuk ikte”, tha ajo para gjykatës ku bëri edhe padinë ndaj markës së veshjeve ku kishte blerë fustanin.

“Ndjeva diçka që më bezdiste në këmbë dhe mendova se mos ishte faji i qepjes së fustanit, por kur e preka ndjeva që kishte diçka brenda. Ngjante si një prej sensorëve të rrobave. Vendosa ta hapja dhe ishte pikërisht ky momenti kur zbulova që brenda fustanit ishte i qepur një mi i ngordhur”, tha 24 – vjeçarja për New York Post.

Sigurisht e reja paditi firmën, ndërsa kjo e fundit në një reagim tha se e kishte marrë këtë rast me shumë seriozitet dhe se do të bënte gjithçka për të zbuluar sesi kishte përfunduar një mi i ngordhur në fustan.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ju kujtohet çanta-kovë? Ekspertët e modës bëjnë rikthimin e guximshëm (FOTO LAJM)
Çfarë zbuloi qeveria amerikane mbi UFO-t
Del në shitje ishulli italian që mbart legjendën me 13 vajzat turke (FOTO LAJM)
Si duket Pranvera nga hapësira
Ky është i moshuari që habit të gjithë, 111 vjeç dhe shkon çdo ditë në palestër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media