Home Kuriozitete
Vjehrra i ndryshon emrin fëmijës kur nusja ishte në gjumë
Vendosja e emrit të foshnjës nuk është aspak një vendim i lehtë për prindërit. Një nënë e re u trondit, pasi mësoi se vjehrra kishte arritur të bindte burrin e saj për të ndryshuar emrin që kishin rënë dakord për fëmijën e tyre.

Edhe pse nëna e re mendonte se ajo dhe burri i saj ishin në një mendje për emrin e përsosur të djalit të tyre, por një ditë gjithçka ndryshoi, ku ajo zbuloi se burri i saj i kishte ndryshuar emrin djalit të tyre, pa i thënë asaj asnjë gjë, shkruan Mirror.

Dy muaj pas lindjes së fëmijës, nëna u tmerrua kur zbuloi se emri që kishin zgjedhur, nuk ishte në të vërtetë emri i tij ligjor – sipas certifikatës së lindjes. Mamaja amerikane pretendon se incidenti ka ndodhur kur ajo ishte ende e përhumbur pas operacionit cezarian.

Edhe pse ajo është zemëruar me bashkëshortin e saj, pasi ai nuk i tregoi asnjë gjë për ndryshimin e emrit, ajo ka thënë se personi që i ka ndryshuar mendjen burrit, është vjehrra dhe fajëson atë.

Ajo ka shkruar në një faqe këshillash për nënat me fëmijë: Djali im është dy muaj dhe unë sapo zbulova se bashkëshorti im shkroi emrin e mesëm të djalit tonë si ‘Finlay’ në vend të ‘Finley’ në të gjithë dokumentacionin e tij ligjor. Unë, sigurisht, jam i zemëruar, sepse doja që ai ta kishte emrin e mesëm “Finley” dhe unë kam besuar gjithë këtë kohë së ai e kishte emrin sikurse kishim rënë dakord.

Nëna amerikane fajëson vjehrrën e saj dhe të gjithë këtë punë e ka bërë në telefon me djalin e saj, pasi nuk jetojnë në të njëjtën qytet.

“Ajo e ka bindur bashkëshortin tim që ai ti ndryshojë emrin vogëlushit tonë, pasi ajo mendonte se ‘Finlay’ është më mashkullor se “Finley”, ka shkruar nëna e zemëruar.

Ajo ka thënë se mezi po pret të përballet me vjehrrën për ta sqaruar se pse ka ndërhyrë në ndryshimin e emrit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Asfalti që përthith ujin, shpikja kundër përmbytjeve (VIDEO)
Pasta e dhëmbëve i shkakton vdekjen vajzës 11 vjeçare
Pitonin më të madh në botë duhen dhjetëra vetë ta mbajnë (VIDEO)
Njerëzimi mund të zhduket brenda vitit nëse të gjithë merimangat në botë do të bashkoheshin
Njihuni me verën më të shtrejtë në botë dhe vendlindjen e saj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media