Home Kuriozitete
Ky është i moshuari që habit të gjithë, 111 vjeç dhe shkon çdo ditë në palestër
Çdo ditë në orën 15:00, Henry Tseng shkonte në një palestër në Westside për stërvitjen e tij të përditshme edhe pse ishte 111 vjeç.

Pasioni i Tseng për palestrën e bëri atë një njeriun më të famshëm në YMCA Collins & Katz Family në lagjen Sawtelle, ku ai kishte qenë anëtar për më shumë se 40 vjet.

Në vitet ’80, Tseng bënte yoga.

“Sa më i moshuar të jesh, aq më shumë keni nevojë për stërvitje”, tha vitin e kaluar Tseng për ”Los Angeles Times”.

Tseng ushtroi gjimnastikë deri një ditë para vdekjes, më 27 shkurt, në qendrën mjekësore ”Ronald Reagan UCLA”.

”Ai ishte 111 vjeç dhe 231 ditë”, tha familja e tij.

Ai hante në mënyrë të rregullt, merte ndonjë multivitaminë dhe qëndroi larg alkoolit, cigareve dhe drogës.

Por, sekreti i vërtetë për jetëgjatësinë, sipas tij, ishte të bësh ushtrime rregullisht, të buzëqeshje çdo ditë dhe të mos shqetësohesh.

“Unë kam shumë probleme të vogla si të gjithë, por them gjithmonë, harroje edhe këtë, asgjë nuk është e pamundur”, thoshte Tseng.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjeni shpesh para në rrugë, ky është kuptimi që askush s’e dinte
123 vjeç në avion për të udhëtuar, pasagjeri habit gjithë stafin (FOTO LAJM)
Karrige dhe shishe kokës, plas keq sherri në dasmë (VIDEO)
Çudira moderne, nëna gjen fëmijën duke bërë detyrat me ndihmën e Alexës
Një hap larg vdekjes! Nëna zbulon nga fotot se në çfarë rreziku ishin fëmijët e saj (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media