Home Kuriozitete
Del në shitje ishulli italian që mbart legjendën me 13 vajzat turke (FOTO LAJM)
Nëse keni ëndërruar që të jeni pronar i një ishulli të tërë, tani mundeni, dhe ndodhet shumë pranë jush. Një familje aristokrate ka nxjerrë në shitje një ishull fare pranë Palermos, me një çmim “modest” prej 1,1 milionë dollarësh.

Edhe pse kanë qenë pronarë të tij prej shekujsh, duket se kriza ka prekur edhe familjet më të vjetra të Sicilisë, të cilat po detyrohen të shesin vazhdimisht pronat e tyre.

Pavarësisht emrit tërheqës, ishulli është i pabanuar, ndërsa në të ka shumë histori, që prej kohës së Romës së Lashtë.

“Çmimi fillestar ishte vendosur në 3,5 milionë dollarë, por duke qenë se nuk u paraqit njeri, pronarët vendosën ta ulnin, tha agjenti i pasurive të paluajtshme, Riccardo Romolini, për CNN Travel.

Legjenda thotë se 13 vajza turke u përzunë në det të hapur nga familjet e tyre për sjelljet e pahijshme dhe u strehuan në ishullin e vogël, ku jetuan deri në fund të jetës së tyre.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Futi 40 mijë euro në furrë për ti fshehur, e fejuara ia djeg bashkë me kekun
Në ishullin e gjarpërinjve, ku helmi i nëpërkës të shkrin mishin e të vret në mënyrën më të tmerrshme (FOTO LAJM)
Nesër janë Pashkët por çfarë simbolizojnë vezët e kuqe?
Ecja iu bën më të ri
Njihuni me fëmijët që u bënë mizorë kur u rritën (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media