Home Kuriozitete
Në Angli duhani do të konsumohet deri në vitin 2050
Më shumë se 7 milionë persona vdesin çdo vit nga sëmundje që shkaktohen nga pirja e duhanit, të paktën sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por numri i duhanpirësve në botë, por edhe në vendin tonë është në rënie.

Ndërkohë, në Angli është zhvilluar një studim së fundmi, i cili ka dalë në përfundimin se në vitin 2050-të nuk do të pihet më cigare në këtë vend.

Cigarja e fundit e ndezur në Angli do të jetë pas 30-vjetësh në Derby, parashikojnë studiuesit.

Studimi është kërkuar nga një prej kompanive më të mëdha në botë të duhanit dhe është kryer nga analistë të “Frontier Economics”, të cilët janë bazuar në të dhënat e punësimit, të ardhurat, arsimi dhe shëndetësia.

Sipas këtij raporti, nëse do të ruhet ky trend i lënies së duhanit, atëherë nga 7.4 milionë duhanpirës në Angli, do të reduktohen në zero për 30 vjet.

Rritja e përdorimit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) që ndihmon njerëzit të lënë duhanin, por edhe cigaret elektronike, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të duhanpirësve në Angli.

Hulumtimi del në përfundimin se brenda vititi 2024 në Angli do të ketë qytete pa duhan dhe i pari do të jetë Bristol.

Në vitin 1990, pothuajse një e treta e të rriturve britanikë ishin duhanpirës, ndërsa sot ky numër është ulur me 15 përqind.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjeni shpesh para në rrugë, ky është kuptimi që askush s’e dinte
123 vjeç në avion për të udhëtuar, pasagjeri habit gjithë stafin (FOTO LAJM)
Karrige dhe shishe kokës, plas keq sherri në dasmë (VIDEO)
Çudira moderne, nëna gjen fëmijën duke bërë detyrat me ndihmën e Alexës
Një hap larg vdekjes! Nëna zbulon nga fotot se në çfarë rreziku ishin fëmijët e saj (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media