Home Kuriozitete
Shpallet mësuesi më e mirë në botë, fiton çmimin 1 milion dollarë
Një mësues i shkencave në Kenia, që ka dhënë pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim prej 1 milion dollarë si mësuesi më i mirë në botë.

Prifti françeskan u vlerësua për arritjet e tij në një shkollë provinciale të mbushur me nxënës dhe disa tekste librash.

Ai mori çmimin në një ceremoni në Dubai. Tabichi ka dhënë 80% të pagës së tij për të mbështetur nxënësit në shkollën Keriko Mixed Day Secondary School në fshatin Pwani, Nakuru të cilët nuk kanë para për të blerë libra apo uniformat.

Shumë prej fëmijëve që ndihmon janë jetimë ose kanë humbur një prind.

Mësuesi 36 vjeçar dëshiron të ngrejë aspiratat dhe të promovojë kauzën e shkencës, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë Afrikën.
"Afrika do të prodhojë shkencëtarë, inxhinierë, sipërmarrës, emrat e të cilëve do të jenë një ditë e famshme në çdo cep të botës"-tha ai.

Prifi mposhti në konkurs 10.000 mësues të tjerë të nominuar nga 179 vende të botës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjeni shpesh para në rrugë, ky është kuptimi që askush s’e dinte
123 vjeç në avion për të udhëtuar, pasagjeri habit gjithë stafin (FOTO LAJM)
Karrige dhe shishe kokës, plas keq sherri në dasmë (VIDEO)
Çudira moderne, nëna gjen fëmijën duke bërë detyrat me ndihmën e Alexës
Një hap larg vdekjes! Nëna zbulon nga fotot se në çfarë rreziku ishin fëmijët e saj (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media