Home Kuriozitete
Del studimi, djemtë dashurohen me vajzat që kanë tipare si nënat e tyre
Sipas një studimi të ri, 64% e meshkujve janë në një marrëdhënie me dikë që ndan tipare të rëndësishme të ngjashme me personalitetin e nënës së tyre.

Hulumtimi vjen nga një test i personalitetit i krijuar nga eharmoni, i cili vlerëson psikologjikisht burrat, partnerët e tyre dhe nënat e tyre.

Hulumtimi krahasoi 18 tipare kyçe të personalitetit në nënat dhe partnerët e djemve të tyre përpara se të mesatarizonte ata për të marrë një vlerësim të përgjithshëm të ngjashmërisë.

Nivelet e tolerancës-duke respektuar dhe vlerësuar opinionet e njerëzve të tjerë pavarësisht dallimeve-dolën në krye si një tipar I përbashkët mes nënave e partnerëve të djemve të tyre.

Kjo u pasua nga rëndësia e vendosur në monogaminë dhe gatishmëria për të pasur ndjeshmëri ndaj të tjerëve.

Rachael Lloyd, eksperti i marrëdhënieve në eharmony thotë: Gjetjet e studimit tonë personal të personalitetit përputhen plotësisht me psikologjinë evolucionare. Është e mirënjohur se ne synojmë të emigrojmë drejt njerëzve që kanë tipare të ngjashme me ne dhe në shkallë të ndryshme, kërkojmë të rikrijojmë aspektet e marrëdhënieve tona origjinale me prindërit tanë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Futi 40 mijë euro në furrë për ti fshehur, e fejuara ia djeg bashkë me kekun
Në ishullin e gjarpërinjve, ku helmi i nëpërkës të shkrin mishin e të vret në mënyrën më të tmerrshme (FOTO LAJM)
Nesër janë Pashkët por çfarë simbolizojnë vezët e kuqe?
Ecja iu bën më të ri
Njihuni me fëmijët që u bënë mizorë kur u rritën (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media