Home Kuriozitete
Njihuni me verën më të shtrejtë në botë dhe vendlindjen e saj
Rekordin për shishen e verës më të kushtueshme në botë, nuk e mbajnë as verërat e vreshtave franceze as ato të Toskanës, por Hungaria, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Prodhuesit e saj kanë nxjerrë në shitje një prodhim special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj. Ky prodhim përbëhet nga vetëm 18 shishe me 1 litër e gjysmë secila, dhe që arrin një vlerë prej 40 mijë dollarë.

Vlera rekord justifikohet nga prodhuesit me shijen karakteristike, teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit. Ata theksojnë se rrushi i përdorur për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

Dëshmitë e para të verës "Tokaj" fillojnë në 1576, dhe janë të cituara edhe në himnin kombëtar të shtetit hungarez. Kjo verë mori famë në Europë pasi ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, që e ka cilësuar si mbretin e verës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
BINGO/ Burri gjen copën e arit 100 mijë USD me detektor
Mjekra ndikon keq në shëndetin e meshkujve?
Në këtë shtet ndalohet puthja e lopëve
Manikyri i rrezikshëm, dermatologët: Mund të shkaktojë kancer e lëkurës
Studim: Punët e shtëpisë mund të ju zgjasin jetën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media