Home Kuriozitete
Kemi jetuar gënjeshtër, kafja dhe çaji nuk ndikojnë te gjumi
Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe i çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.

Sipas gazetës “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane të “Florida Atlantic”-ut dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit kanë regjistruar se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë konsumuan ditën dhe natën 785 vullnetarë për 5 164 ditë me radhë.

Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasoi me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.

Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.

Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigareje para fjetjes ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ato që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes redukton për 43 minuta.

Christine Spadola, nga universiteti “Florida Atlantic”, në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose i alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdimin e gjumit.

Studimi tërheq vëmendjen me rezultatin për të cilën deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në gjumë
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çmenduri, dy burra bëjnë sërf mbi kurrizin e peshkaqenit më të madh në botë (FOTO LJAM)
3 pyetjet që mjaftojnë për të mësuar se sa të zgjuar jeni
Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?
Fërkoni sytë mirë, këto foto nuk janë ashtu siç duken (FOTO LAJM)
Njihuni me gruan që plaket 8 herë më shpejt se çdo person tjetër (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media