Home Kuriozitete
Memorizonte të dhënat e kartave të kreditit, kasieri vjedh nga 1300 klientë
Një kasier në një market në Tokio është arrestuar pasi besohet se ka vjedhur të dhënat e kartave të kreditit të 1300 klientëve, thjesht duke mbajtur mend numrat.

Punonjësi me kohë të pjesshme u arrestua të enjten për vjedhjen e detajeve të kartave të kreditit për të blerë çanta me vlerë 2600 dollarë.

Një polic me njohuri për ngjarjen tha për CNN se burri, që punonte në një qendër tregrare në rajonin e Koto-s, memorizonte të dhënat e kartave të kreditit teksa procesonte pagesat – më pas, të dhënat i përdorte për të bërë blerje online për vete.

I dyshuari ka memorie fotografike dhe policia gjeti një bllok ku shënonte gjithë të dhënat e kartave.

Krimi i realizuar vetëm me ndihmën e memories fotografike mund të jetë një nga rastet më të veçanta në Japoni, por jo më i madhi. Në vitin 2016, një grup hajdutësh përdorën 1600 karta të falsifikuara për të tërhequr para nga 1400 bankomate në gjithë Japoninë. Në vetëm dy orë, ata vodhën 13 milionë dollarë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohet shpata e Epokës së Bronzit, 3200 vjet nëntokë (FOTO LAJM)
Postieri kapet duke urinuar para derës së shtëpisë, befasues gjesti i pronarit
Dalin pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit 1851 në Vlorë (FOTO LAJM)
E FRIKSHME/ Tërmeti që goditi Shqipërinë, do e shkatërronte Stambollin (FOTO LAJM)
Sudimi: Tatuazhet i dëmtojnë futbollistët, ndikojnë ndjeshëm në performancën e tyre

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media