Home Kuriozitete
Karikoni telefonin për gjithë natën? Gabimi i madh që bëni të gjithë
Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke i karikuar gabim telefonat tanë.

Ideja e të bërit këtë proces përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.

Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.

Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.

Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shikoni dëmet që ka shkaktuar tërmeti në një supermarket në Durrës (FOTO LAJM)
Makinat që do të shpejtojnë pastrimin e oqeaneve nga plastika (VIDEO)
New York, 25 vjeçarja zbulon se ka gjak blu
Humbisni 80 fije çdo ditë, 10 fakte të padëgjuara më parë për flokët
Plas gallata në rrjetet sociale me iPhone 11 (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media