Home Kuriozitete
Sa fitojnë 6 fashion blogeret më të paguara në botë për një postim në rrjetet sociale? (FOTO LAJM)
1
Mjafton t'i hedhim një shikim të shpejtë dasmës së Chiara Ferragnit në shtatorin e vitit të kaluar...Tre fustane Christian Dior, avionë privatë dhe një tortë me madhësi spektakolare dhe aspak njerëzore. Kaq do të ishte e mjaftueshme për të "tundur" çdo skeptik të mundshëm rreth ndikimit të blogerëve të modës në jetën e çdokujt.

Bota e këtyre influencuesve të mëdhenj të modës dhe biznesit po përjeton një ekspasion të shpejtë, sepse ato arrijnë që me stilin e tyre të ndërtojnë karriera fitimprurëse e njëherësh të jenë imazhe frymëzuese në të gjithë botën.

Në disa raste, mundësitë e bërjes së parave mund të jenë befasuese, me blogeret e famshme që kapin mijëra dollarë fitime për një postim të vetëm. Që të jesh me stil, kushton dhe kjo duket tek të gjashta këto vajza të famshme! Mjafton një shikim i shpejtë në rrjetet e tyre sociale dhe kupton gjithçka.

1.ALEXA CHUNG
Angazhimi: Fashion blogere e famshme britanike, modele dhe autore Followers: 3.1 milion Të ardhurat për një postim: 4,500$

2.LEONIE HANNE
Angazhimi: Fashion blogere gjermane dhe themeluese e "Ohh Couture" Followers: 1.8 milion Të ardhurat për një postim: 5,000$

3.AIMEE SONG
Angazhimi: Fashion blogere amerikane, e njohur edhe për projektet në interior design Followers: 4.9 milion Të ardhurat për një postim: 7,000$

4.AMRA OLEVIĆ
Angazhimi: E lindur në Mal të Zi, por e rritur në Amerikë, Amra është beauty bloger dhe themeluese e Glamrezy Followers: 5.6 milion Të ardhurat për një postim: 9,000$

5.CAMILA COELHO
Angazhimi: Fashion/beauty blogere e njohur braziliane dhe YouTuber Followers: 7.4 milion Të ardhurat për një postim: 10,750$

6.CHIARA FERRAGNI
Angazhimi: Fashion blogere italiane, stiliste, sipërmarrëse dhe themeluese e The Blonde Salad Followers: 15.3 milion Të ardhurat për një postim: 19,500$
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)
Shenjat që tregojnë se burri do t'ju kërkojë divorcin
Të frikshme por të bukura, këto ura të kallin datën (FOTO LAJM)
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media