Home Kuriozitete
Pas videos që "pushtoi" rrjetin, këngëtarja e pastrehë mban koncertin e parë (VIDEO)
Turma shpërtheu në duartrokitje teksa Emily Zamourka u ngjit në skenë. “Nuk kisha shumë kohë për t’u përgatitur,” tha ajo për njerëzit e mbledhur për të festuar në San Pedro për eventin “Little Italy” (festë përkujtimore e organizuar nga emigrantët italianë). “Kështu do të këndoj këngën që këndova në metro, mirë?” tha ajo.

Emily interpretoi arien e kompozitorit italian Giacomo Puccini, “O mio babbino caro” dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Producenti Joel Diamond, i nominuar për Grammy, i ofroi 52-vjeçares një kontratë për të regjistruar në studion e tij. “Historia e Emily-së është një nga ato histori ku ëndrrat bëhen realitet,” tha Diamond për CNN. “Dhe unë nuk mund t’ia kthej kurrë shpinën një ëndrre.”

Përveç kontratës, një qendër për mbrojtjen e grave i ka ofruar Emily-s ndihmë për të gjetur një banesë, ndërkohë që në GoFundMe janë grumbulluar më shumë se 74,000 dollarë në ndihmë të 52-vjeçares.

Përpara se emri i saj të qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Emily ishte vetëm një nga 60,000 njerëzit e pastrehë që flinte rrugëve të Los Angeles-it. Në fund të shtatorit, një video e postuar nga Departamenti i Policisë së Los Angeles, e ktheu 52-vjeçaren në fenomenin e momentit.

“Katër milionë njerëz e quajnë Los Angeles-in shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra,” shkroi faqja e policisë. “Ndonjëherë thjesht duhet të ndalesh dhe të dëgjosh njërin prej tyre, të dëgjosh diçka të bukur.”

Sipas Los Angeles Times, 52-vjeçarja ka patur probleme shëndetësore dhe financiare vitet e fundit. Ajo jeton vetëm me 400 dollarë në muaj që merr nga qeveria. Zamourka, nga Rusia, i tha Times se mbërriti në Amerikë kur ishte vetëm 24 vjeçe. Fillimisht u vendos në Missouri ku punonte në një shtëpi pleqsh dhe në një restorant. Dinte të luante violinë dhe piano që në fëmijëri.

Problemet me pankreasin dhe mëlçinë e detyruan që të transferohej në Washington në vitin 2005. Pasi u shërua, nisi të luante violonë në rrugë për disa të holla, derisa i vodhën instrumentin.

“Ëndrrat e mia vazhdojnë ende, sigurisht,” tha Emily për Times. “Ndoshta një ditë do të bëhen realitet."
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)
Shenjat që tregojnë se burri do t'ju kërkojë divorcin
Të frikshme por të bukura, këto ura të kallin datën (FOTO LAJM)
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media