Home Kuriozitete
E refuzuan 20 familje, vajzën me sindromë “down” e birëson babai beqar
Alba kishte vetëm pak ditë që kishte lindur kur prindërit e saj në Itali e dhanë për birësim, pasi kishte sindromën “down”.

20 familje të tjera refuzuan ta birësojnë edhe pse ishte vetëm 13 ditëshe.

Por Alba u birësua nga një baba beqar, i cili e mori vajzën vetëm disa javësh nën kujdesin e tij.


Historia e Luka Trapanezes u bë virale kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që sipas tij rrëzon të gjitha stereotipat për baballarët, fenë dhe familjen.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali, dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, sidomos baballarëve. Por kushtet e Albës kishin nevojë për dalje nga rregullat normale.

Luka thotë që nuk pati asnjë ngurrim për vendimin, por shkoi në spital dhe firmosi menjëherë sapo iu miratua e drejta e birësimit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
E ëma harroi t'a puthte, reagimi qesharak i dyvjeçarit (VIDEO)
Shenjat që tregojnë se burri do t'ju kërkojë divorcin
Të frikshme por të bukura, këto ura të kallin datën (FOTO LAJM)
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media