Home Kuriozitete
Vila që ka blerë në Holliwood 17-vjeçari që u përjashtua nga video-loja (FOTO LAJM)
Britaniku që u bë viral kohët e fundit pasi e kishin përzënë përjetë nga loja Fortnite, përveçse kishte mbledhur rreth 2.3 milionë euro nga ajo lojë, kishte blerë dhe një vilë luksoze në Hollivud të SHBA-ve, ku jetonte me shokët e prej ku luante lojërat.

17-vjeçari u dënua përjetësisht nga Epic Games, krijuesit e “Fortnite”, pasi ai vetë postoi një video ku tregonte se si përdorte “aimbot”, hile që e ndihmonin të fitonte lehtë ndaj armiqve.

Ai postoi një video në të cilën kërkonte falje dhe qante për dënimin që kishte marrë. Mamaja e tij gjithashtu tha në një intervistë që masat kundër lojtarëve ishin të rënda, pasi ai bëri një gabim e duhej falur.

Me 2 milionë ndjekës në Youtube e Tëitch, të ardhurat e tij nga reklamat ishin shumë të mëdha. Vetëm muajin e shkuar kishte bërë gati 32 mijë euro, ndërsa vetëm videoja ku doli duke qarë i dha mbi 20 mijë euro.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Prezantuesja e njohur parkon "Mercedes-in", në vend parkimin për personat e aftësi të kufizuara (FOTO LAJM)
Ngordh 55 vjeç në kopshtin zoologjik francez rinoceronti më i vjetër në botë
Fituesi i lotarisë është më i lumtur tani që shkarkon qymyr e s’ka para (FOTO LAJM)
Mushkonjat tigër sterilizohen nëpërmjet rrezatimit
E ngatërron me drerin, gjuetari qëllon shokun e ngushtë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media