Home Kuriozitete
Çfarë i bën trurit konsumimi i kanabisit?
Kanabisi si edhe disa patologji të njohura, sikurse skizofrenia dhe ankthi, por edhe përdorimi abuziv i alkoolit, përshpejtojnë procesin e plakjes së trurit, sipas një studimi.

Ky përfundim ka dalë pas njërit prej studimeve më të mëdha të kryera deri tani që realizoi skanimin e trurit tek 31.277 persona.

Truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.

Studimi i kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco, kishte të bënte pikërisht me analizimin e këtyre mikro kapilarëve, gjendja e të cilëve, ka studime që thonë se tregon jo pak në lidhje me moshën e individit.

Kështu pas analizave tomografike dhe skanimet SPECT, për çdo individ, kërkuesit përcaktuan dhe vlerësuan një farë moshe dhe kjo u krahasua me moshën reale të tyre.

Nga kjo doli se plakja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe tek ata që konsumonin kanabis, diferenca ishte 2.8 vjet plakje premature, ndërkohë që për ata që përdornin alkool ishte 0.6 vjet, për ata që vuanin nga skizofrenia ishte 4 vjet
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Prezantuesja e njohur parkon "Mercedes-in", në vend parkimin për personat e aftësi të kufizuara (FOTO LAJM)
Ngordh 55 vjeç në kopshtin zoologjik francez rinoceronti më i vjetër në botë
Fituesi i lotarisë është më i lumtur tani që shkarkon qymyr e s’ka para (FOTO LAJM)
Mushkonjat tigër sterilizohen nëpërmjet rrezatimit
E ngatërron me drerin, gjuetari qëllon shokun e ngushtë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media