Home Kuriozitete
Nëpërmjet këtij testi ADN, kapi "mat" partnerin që e tradhtonte
Tradhtia është një nga betejat më të vështira në jetën e një çifti. Në kohën e rrjeteve sociale, me shumë mënyra komunikimi me këdo, tradhtia shtohet më shumë se kurrë.

Kjo është arsyeja pse shumë gra, por edhe burra kanë pranuar zgjidhjen që teknologjia ju ofron; ta kapin partnerin tradhtar mat me një test AND-je.

Për 90 paund, çdo njeri që dyshon te partneri i tij, mund të bëjë këtë test. Gjithçka që duhet është të merrni një palë mbathje apo çarçafë dhe ta dërgoni këtë në zyrën e testimeve në SHBA.

Rezultatet mbërrijnë dhe ju më në fund keni prova për dyshimin tuaj apo keni qetësuar veten.

Por jo të gjithë kanë një qëndrim pozitiv ndaj asaj që teknlogjia ofron.

Në shumë shtete kjo nuk është e ligjshme, kuse në disa të tjerë është e ligjshme vetëm nëse objektet që do të çohen për ekzaminim janë dhënë me dëshirën e personit.

Mbështetëse e testit, Kate Mulvey, thotë se testi të rikthen pushtetin që partneri të merr kur të gënjen. Por shumë të tjerë e shohin atë si një thyerje besimi që e shkatërron lidhjen.

Pavarësisht opinioneve mbi këtë, të gjthë bien dakord se ky është një hap i rëndësishëm për teknologjinë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me kafshën që nuk ka nevojë për oksigjen që të jetojë
Modelja tatuazhon brendinë e syve, rrezikon të humbasë krejtësisht shikimin (FOTO LAJM)
Më i lehtë edhe se ajri, ky është materiali më i lehtë në botë (FOTO LAJM)
Koronavirusi: 5 rregulla të arta për ata që udhëtojnë në transport publik
NASA: "Do të krijojmë oksigjen nga atmosfera e Marsit"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media