Home Kuriozitete
Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë, njihuni me kërkesat më absurde
Çdo njeri që ka punuar në sektorin e shërbimeve ka të paktën një histori të çuditshme për të treguar. Komediania Isabel Zaw-Tun filloi një ndarje masive të këtyre historive, kur pyeti ndjekësit e saj në Twitter: “Cila është kërkesa më e çuditshme që ju ka bërë një klient?”

Ajo i inkurajoi ata, duke filluar vetë e para atë që do të bëhej një trend viral.

“Po filloj unë e para. Një grua më kërkoi një herë që ta merrja me makinën time pas procedurës së saj të botoksit dhe ta çoja për të bërë shopping. Ajo që është më për të qeshur, gruaja priste që unë të isha shumë e gëzuar nga oferta dhe u habit kur i thashë jo.”

Përdoruesit e Twitter vazhduan linjën e nisur prej saj.

Një prej tyre tha: “ Kisha një kliente që vinte dy herë në javë në lokal dhe porosiste një latte të vakët me një lugë ekspres të dekafeinizuar, dy lugë sheqer dhe tre kuba akulli. Çdo herë pasi e merrte pijen ankohej se ishte shumë e nxehtë.”

Një tjetër ndau: “ Kur punoja te një librari për fëmijë erdhi një mama, fëmija e së cilës kishte një projekt shkolle për dinozaurët. Klientja nuk mund ta besonte se nuk kishim asnjë libër me foto reale të dinozaurëve.”

“Një klient kërkonte të kthente një gjel deti gjysmë të konsumuar duke thënë se ishte shumë i thatë dhe kërkonte paratë mbrapsht.” –tha një tjetër.

Disa prej mesazheve më të famshme ishin këto:

“Një kliente bleu kristale shumë të vogla dekoruese me vlerë 1200 dollarë. Më bëri të mbështillja secilën copë veçmas. Pastaj t’i çmbështillja, pasi besonte se i kisha paketuar dhe kartën e kreditit me to. Kartën më vonë e gjeti në portofol, në makinë.”

“Po punoja në kampusin e universitetit, kur një zonjë më telefonoi dhe më kërkoi që t’i ktheja vazon që kishte lënë aty në 1967-ën.”

“Një grua më kërkoi një gotë kola dietike me një kub të vetëm akulli. Kubin e donte 1 cm fiks larg çdo cepi të gotës. “
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
NASA: "Do të krijojmë oksigjen nga atmosfera e Marsit"
Disa sekonda para katastrofës, shkrepjet në momentin perfekt (FOTO LAJM)
Momentet kulminante në jetë kur fitoni më shumë kilogramë
Modelja bën tatuazh sytë, rrezikon të humb shikimin (FOTO LAJM)
Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media