Home Kuriozitete
E kap "mat" Google Maps, gjermani bën super propozimin për martesë
Propozimi për martesë i një burri gjerman mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar, pasi u shfaq në një pamje ajrore të përdorur nga Google Maps.

Agjensia gjermane e lajmeveDPA raportoi të Mërkurën se fermeri 32-vjeçar me kohë të pjesshme Steffen Schëarz përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në atë mënyrë që boshllëqet të formonin fjalët “A dëshiron të martohesh me mua?”

Schëarz thotë se ai e la të dashurën e tij të fluturonte me një dronë mbi fushë majin e kaluar në Huettenberg, Gjermani qendrore, duke zbuluar mesazhin romantik. Ajo tha po.

Ai i tha për DPA se nuk e kishte menduar ose pritur që imazhi të shfaqej në shërbimin e hartave popullore të Google, deri sa një hallë që ka në Kanada ia dërgoi foton.

Kjo fotografi i shpërnda me shoejtësi në mediat sociale dhe komentet ishin të panumërta. Disa ishin të inatosur nga ky propozim i pazakontë, të tjerët e morën me të qeshur.

Schëarz dhe i fejuari i tij planifikojnë të martohen në qershor.

Çfarë mendoni për këtë propozim të pazakontë?

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me kafshën që nuk ka nevojë për oksigjen që të jetojë
Modelja tatuazhon brendinë e syve, rrezikon të humbasë krejtësisht shikimin (FOTO LAJM)
Më i lehtë edhe se ajri, ky është materiali më i lehtë në botë (FOTO LAJM)
Koronavirusi: 5 rregulla të arta për ata që udhëtojnë në transport publik
NASA: "Do të krijojmë oksigjen nga atmosfera e Marsit"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media