Home Kuriozitete
Pse Princi William nuk e mban unazën e martesës në gisht
Është e vështirë të mos vesh re unazën e bukur të fejesës që Kate Middleton mban në gisht. Por a keni vërejtur ndonjëherë unazën në gishtin e princit Uilliam?

Nëse përgjigja është jo, atëherë ka një motiv: Princi William nuk e ka vendosur kurrë unazën e martesës. Duka i Kembrixhit, i cili u martua me Kate në vitin 2011, zgjodhi të mos e vërë unazën e martesës për një arsye shumë të thjeshtë, e cila për të vetmen herë nuk ka asnjë lidhje me rregullat e shtëpisë Windsor.

Që para se çifti të martohej, zyrtarët e Buckingham Palace njoftuan se William nuk do ta vendoste unazën pas dasmës mbretërore. Pse?

Sepse si shumë të tjerë, Princi William nuk është një burrë i bizhuterive. Një funksionar i pallatit ka shpjeguar: "Duka i Kembrixhit nuk i ka qejf bizhuteritë dhe për këtë arsye, nuk ka vendosur ndonjëherë. Ka vendosur që të mos i vërë as pas martese. E gjitha varet nga preferencat personale dhe William e Kate e kanë diskutuar atë privatisht".

Me unazë apo jo, që William është i martuar, nuk është më një sekret. Rreth 2 miliardë njerëz janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur dasmën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
NASA: "Do të krijojmë oksigjen nga atmosfera e Marsit"
Disa sekonda para katastrofës, shkrepjet në momentin perfekt (FOTO LAJM)
Momentet kulminante në jetë kur fitoni më shumë kilogramë
Modelja bën tatuazh sytë, rrezikon të humb shikimin (FOTO LAJM)
Ndryshe nga të gjithë VIP-at, Kate Middleton shkëlqeu me atletet 38 dollarshe (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media