Home Kuriozitete
Virologu australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart
Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Neësome, i specializuar për infeksione dhe në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë Newsome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”- vazhdon më tej virologu.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ekspertët vënë alarmin: Mbylleni gjithmonë kapakun e tualetit, do t'ju mbrojë nga COVID-19!
Masat që uhet të merrni nëse humbisni vendin e punës
Del varsja koronavirus: Mban larg sëmundjen dhe vampirët (FOTO LAJM)
"Qetësohet planeti", si shpjegohet që toka po lëkundet më pak prej pandemisë
Publikohet zyrtarisht sezoni i katërt i "La Casa de Papel"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media