Home Kuriozitete
Paketa e karantinës për miliarderët, çfarë ofrojnë hotelet në Zvicër (FOTO LAJM)
Hotelet në Zvicër kanë gjetur një mënyrë ideale për t'i shpëtuar falimentimit.

Kompania e hotelerisë së luksit Le Bijou, që disponon hotele dhe apartamente me pesë yje në Zyrih, Gjenevë dhe Bazel, ka modifikuar pjesë të biznesit të tij duke ofruar një paketë të veçantë për klientët e saj, ndër të cilët familja mbretërore saudite, sipërmarrës si Steve Wozniak etj.

Paketa për "vipat" që duan një karantinë me pesë yje normalisht është e “kripur”.

Të gjitha kanë elemente sigurie të përbashkëta si check-in pa kontakt, shërbimi i ushqimeve në dhomë sipas dëshirës dhe shërbimi mjekësor.

Por ata që do të duan të paguajnë rreth 1600 euro do të kenë vizitën dy herë në ditë të infermieres, ndërkohë që shërbimi 24 orë kushton rreth 4300 euro.

Po tamponi, testimi që kryhet për të qartësuar mbi pozitivitetin për COVID-19? Natyrisht që hotelet e kompanisë kanë një sasi të pëlqyeshme të tyre, dhe ia shesin klientelës me koston e 430 eurove.

Por ka një kategori klientësh që ata, me gjithë sigurinë që kanë, nuk e preferojnë, pavarësisht parave. “Në qoftë se e dini që keni COVID- 19, ju lutemi të rrini në shtëpi”, thonë ata.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gucci e Prada shquhen për çmimet luksoze, a po ndihmojnë sot botën?
Po nxirrni çdo gjë në rrjetet sociale, këto foto mos bëni gabim t' i publikoni
Orë të gjata në dush për të ''mbytur'' virusin, si qëndron e vërteta (FOTO LAJM)
Ndërrohet ora, nga sot fillon llogaritja verore e kohës
Kthehet ora verore, një orë gjumë më pak

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media