Home Kuriozitete
KA SHRESË/ Kompania dizenjon respiratorin për 10 ditë
Kompania britanike e teknologjisë Dyson dizenjoi brenda 10 ditësh një model të ri të pajisjes respirative që do të ndihmojë të gjithë vendin të luftojë COVID-19.

Kjo shërbeu si një përgjigje ndaj urdhrit të kryeministrit Boris Johnson ku u është kërkuar të gjithë kompanive të prodhimit të pajisjeve të ndryshme të ndihmojnë në prodhimin e pajisjeve respirative.

James Dyson, pronarit të kompanisë iu desh 10 ditë që të dizenjonte një model shumë efikas dhe të thjeshtë për tu prodhuar.

Produkti i quajtur CoVent është më i lehtë për tu prodhuar ndërkohë që është dizenjuar posaçërisht për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Gjithashtu Dyson u shpreh që do të dhurojë 5 mijë pajisje të tilla për Britaninë për të luftuar pandeminë. Ndërkohë që në total do të prodhojë 15 mijë pajisje.

Ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë bëri me dije se kjo pajisje do të dalë në treg në muajin prill.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Popujt indigjenë në Amazonë rrezikohen të zhduken nga koronavirusi
Vetmia po aq e rrezikshme sa duhanpirja dhe mbipesha
4 fenomenet sa misterioze edhe të frikshme që shkenca nuk i shpjegon dot (FOTO LAJM)
10 rrugët më të rrezikshme për t’u përshkuar në botë (FOTO LAJM)
Ç'duhet të keni parasysh sa herë përdorni doreza (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media