Home Kuriozitete
Publikohet zyrtarisht sezoni i katërt i "La Casa de Papel"
Seriali më i suksesshëm spanjoll, “La Casa de Papel” është tashmë i disponueshëm për të gjithë shikuesit, me tetë episodet e reja të sezonit të katërt.

Edhe një herë seria e tetë episodëve do të bjerë në tërësinë e saj, me secilën episod që zhvillohet midis 41 dhe 57 minutash, shkruan The Sun.

Edhe pse Netflix do të hedhë dramën njëkohësisht në të gjithë globin, koha që është në dispozicion në platformë do të ndryshojë në varësi të vendndodhjes tuaj gjeografike.

Fansat shqiptarë mund ta shohin atë tashmë në platformën Netflix, pasi “La Casa de Papel” në zonën kohore të Kosovës dhe Shqipërisë, u publikua në orën 9:00.

Suksesi i sezonit të tretë të serialit e bëri “La Casa de Papel (Money Heist)”, serialin më të suksesshëm në gjuhë të huaj në platformën Netflix.

Kështu që ka të ngjarë që fansat e serialti e kanë pritur sezonin e katërt me shumë etnuziazëm.

Skenari i sezonit të tretë e gjeti ekuipazhi duke planifikuar një vjedhje edhe më të madhe, në një përpjekje për të shpëtuar Rion, i cili ishte kapur nga autoritetet.

Por kur u përshëndetëm me ta në episodin e fundit të sezonit të tretë, gjërat po dukeshin të zbehta ndërsa banda u përlesh me autoritetet në Bankën e Spanjës.

Kush është në sezonin 4 të “La Casa de Papel”?

Kishte spekulime se Agata Jimenez (e cila luan Nairobin) mund të jetë vrarë në fund të sezonit të kaluar.

Por ajo është konfirmuar që do të jetë pjesë e sezonit të katërt, kështu që ajo i ka mbijetuar plagës që mori nga një plumb.

Kjo është lista me emrat tjerë që do të jenë pjesë e shfaqjes:

Ursula Corbero rikthehet si narratore në serial dhe në rolin e Silene Oliveira (Tokyo)
Itziar Ituno në rolin e Raquel Murillo (Lisbon),
Alvaro Morte në rolin e Salvador Martin (Profesori)
Jaime Lorente në rolin e Daniel Ramos (Denver)
Darko Peric në rolin e Yashin Dasayev (Helsinki)
Pedro Alonso në rolin e Andres de Fonollosa (Berlin)
Miguel Herran në rolin e Anibal Cortes (Rio)
Esther Acebo në rolin e Monica Gaztambide (Stockholm)
Mario de la Rosa në rolin e Suarez.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U gjetën të pajetë në shtëpi, zbardhet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight dhe të dashurës (FOTO LAJM)
Ish-eskorta i "hap sytë" grave, këto shenja tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton (FOTO LAJM)
Nën efektin e alkolit, britanikët festojnë jashtë kontrollit lirinë nga koronavirusi (FOTO LAJM)
Astrologia Meri Shehu bën parashikimin për muajin Qershor, cila është shenja më me fat në dashuri
Zgjidh një diell dhe merr tani një mesazh për të ardhmen tënde

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media