Home Kuriozitete
"Qetësohet planeti", si shpjegohet që toka po lëkundet më pak prej pandemisë
Qytetet që dikur gëlonin nga njerëzit janë tani bosh. Trafiku në autostrada është në minimumin e tij dhe gjithnjë e më pak njerëz ecin rrugëve.

Masat e ndërmarra për të luftuar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë botën goxha më të qetë. Përveç kësaj, shkencëtarët vunë re edhe diçka tjetër.

Sizmiologët po regjistrojnë goxha më pak zhurmë sizmike ambientale – pra vibracionet e shkaktuara nga makinat, trenët, autobusët dhe njerëzit. Në mungesë të kësaj zhurme, korja e tokës po lëviz më pak.

Thomas Lecocoq, gjeolog dhe sizmiolog në Royal Observatory në Belgjikë, e vuri re këtë fenomen së pari në Bruksel.

Brukseli ka pësuar 30% deri në 50% ulje të zhurmës sizmike ambientale që prej mesit të marsit kur qeveria nisi zbatimin e masave kundër pandemisë.

Kjo do të thotë se sizmiologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla.

Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Nëse ndiheni vetëm, të dhënat sizmiologjike dëshmojnë se se s’jeni të vetmit./cnn
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U gjetën të pajetë në shtëpi, zbardhet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight dhe të dashurës (FOTO LAJM)
Ish-eskorta i "hap sytë" grave, këto shenja tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton (FOTO LAJM)
Nën efektin e alkolit, britanikët festojnë jashtë kontrollit lirinë nga koronavirusi (FOTO LAJM)
Astrologia Meri Shehu bën parashikimin për muajin Qershor, cila është shenja më me fat në dashuri
Zgjidh një diell dhe merr tani një mesazh për të ardhmen tënde

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media