Home Kuriozitete
6 fakte tronditëse për Kim Jong Un
Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm. Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011

Lideri i Koresë së Veriut është një personazh me shumë të panjohura.

Fëmijëria e tij është mbajtur e fshehtë ndërkohë dihet se është shkolluar në Perëndim me emër tjetër.

1. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër.

Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë.


2. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.

3. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi axhën e tij për tradhti, gjithashtu ka vrarë edhe vëllanë e tij, nga frika e marrjes së pushtetit.

4. Ai ka disa tituj të ndryshëm.

Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. si,“Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”.

5. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.

6. Fëmijëria e tij është një mister.

Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut.

Kim Jong Un u martua më 2009 me Ri Sol Ju. Çifti kanë një vajzë me emrin Ju Ae.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Protestat për vrasjen e njeriut me ngjyrë të shkaktuar nga policia në SHBA, shndërrohen në të dhunshme (VIDEO)
Francezët largojnë shprehjet angleze nga fjalori
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përqafoi të fejuarën, i riu gjobitet nga policia se shkeli normat kundër COVID-19
Këto janë arsyet që fshihen pas tradhëtisë së shenjave të horoskopit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media