Home Kuriozitete
Brenda Pallatit Mbretëror në Angli, pamjet e rralla nga rezidenca me 775 dhoma (FOTO LAJM)
Familja mbretërore e Britaisë së Madhe është ndër më të komentuarat dhe të dashurat në radhët e mbretërorëve botërore, ndaj edhe lajmet rreth stilit të jetesës së anëtarëve të Pallatit të Buckingham zgjojnë gjithmonë kërshëri tek publiku.

Si një ndër ndërtesat më të njohura në botë, por që shumë prej nesh kanë parë në fotografi apo qoftë edhe nga afër vetëm pjesën e jashtme të Pallatit ku jeton mbretëresha Elisabeth dhe familjarët e saj, së fundmi janë ofruar disa pamje mbresëlënëse nga brendësia e pronës prej 775 dhomash.

Ndërsa herë pas herë janë ofruar disa sektore të Pallatit për t’u vizituar nga publiku i thjeshtë, pamje zyrtare të këndeve të ndryshme të Buckingham nuk janë ofruar kurrë më parë.

Së fundmi, një ekip restauruesish banesash me në krye arkitekten Jelena Popovic, kanë bashkuar foto dhe projekte të publikuara më parë, duke krijuar planet e tyre në tre seksionet kryesore të ndërtesës.

Në këtë mënyrë fansat kanë mundësinë për të bërë një xhiro virtuale në ambientet e brendshme të rezidencës elegante të monarkëve britanikë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Francezët largojnë shprehjet angleze nga fjalori
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përqafoi të fejuarën, i riu gjobitet nga policia se shkeli normat kundër COVID-19
Këto janë arsyet që fshihen pas tradhëtisë së shenjave të horoskopit
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media