Home Kuriozitete
Binjaket 95-vjeçare tregojnë sekretin se si jetuan kaq gjatë (VIDEO)
95-vjeçaret tregojnë një sekret për të jetuar më gjatë.

Binjaket që janë ndër më të moshuarat në Mbretërinë e Bashkuar, Lil Cox dhe Doris Hobday, të cilat po intervistoheshin nga GMB u pyetën se cili është sekreti i të jetuarit kaq gjatë.

Dhe një nga to u përgjigj duke thënë: "Seksi!". Ndërsa motra tjetër kërkon të ndalojë atë bisedë, por ishte vonë sepse sekreti u zbulua.

Dhe më pas u pyetën se a kanë ndonjë pëlqim për dikë. Dhe Lil u përgjigj duke thënë: "Një natë me të dhe do të vdes e lumtur".

Pas të qeshurave të shumta nga përgjigjet e Lil, prezantuesi i pyet motrat se a kanë ndonjë interes romantik në kapitenin 100-vjeçar Tom Moore.

Lil u përgjigj duke thënë: "Dua tronditje, jo vrasje".

Binjaket dhanë këshilla që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë më të mirën që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga virusi vrasës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mes tyre edhe Shqipëria, ndërkombëtarët zgjedhin fotot më kreative për distancimin social (FOTO LAJM)
Protestat për vrasjen e njeriut me ngjyrë të shkaktuar nga policia në SHBA, shndërrohen në të dhunshme (VIDEO)
Francezët largojnë shprehjet angleze nga fjalori
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)
Përqafoi të fejuarën, i riu gjobitet nga policia se shkeli normat kundër COVID-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media