Home Kuriozitete
Postoi fotot e nipërve në Facebook, gjyshja shkon në gjykatë
Një gjyshe duhet t’i fshijë fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i postoi në Facebook dhe Pinterest pa lejen e prindërve të tyre, ka vendosur një gjykatë në Holandë.

Gjyshja përfundoi në gjykatë, pasi vajza e saj e paditi atë. Gjykatësi vendosi që çështja ishte brenda rregullave të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Rasti shkoi në gjykatë pasi gjyshja refuzoi t’i fshinte fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i kishte publikuar në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Nëna e fëmijëve i kishte kërkuar asaj disa herë që t’i fshinte fotografitë, por ajo nuk e kishte bërë. Rregullorja e BE-së zakonisht nuk aplikohet për të dhënat “shumë personale” ose “shtëpiake”.

Por, pavarësisht kësaj, rasti nuk u përjashtua për shkak se postimi i fotografive në rrjete sociale i bëri ato të gatshme në një audiencë më të gjerë, thuhet sipas vendimit të gjykatës.

“Nuk mund të përjashtohet fakti se fotografitë e vendosura në Facebook mund t’iu bien në dorë palëve të treta”, tha vendimi. Gjyshja duhet t’i fshijë fotografitë ose të paguajë dënim 50 euro në ditë, nëse nuk i fshinë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bëri 36 vite burg gabimisht, tani është pretendent për të fituar "America's Got Talent" (VIDEO)
Mes tyre edhe Shqipëria, ndërkombëtarët zgjedhin fotot më kreative për distancimin social (FOTO LAJM)
Protestat për vrasjen e njeriut me ngjyrë të shkaktuar nga policia në SHBA, shndërrohen në të dhunshme (VIDEO)
Francezët largojnë shprehjet angleze nga fjalori
11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media