Home Kuriozitete
Shtëpia e ëndrrave, kështu e transformoi ky çift autobusin (FOTO LAJM)
Duke qenë se punonin në distancë, Robbie dhe Priscilla, vendosën që të blinin një autobus të shkollës Thomas të 1998-s dhe ta shndërronin në një shtëpi të vogël me rrota.

Çifti projektoi dhe ndërtoi një vend kaq komod dhe është e pamundur që të qëndrosh indiferent ndaj tij. Kur të shikoni fotot do të kuptoni se duket më bukur se shumë apartamente që keni parë.

Autobusi i kthyer në shtëpi është i pajisur me gjithçka që nevojitet për të jetuar rehat dhe pa probleme. Ka dhomë gjumi, një banjë, kuzhinë, dhe një dhomë ndenjeje.

“Na pëlqejnë shtëpitë e vogla dhe stili i jetesës që ata bëjnë. Prandaj thamë ‘pse mos të ndërtojmë një të tillë mbi rrota?’”, thanë ata për “Bored Panda”.

Çifti që jetonte në Orlando, Florida, është shprehur se e kanë kompletuar autobusin me të gjitha gjërat që atyre u pëlqente.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Jo më Ura Vajgurore, qyteti merr emrin e vendbanimit antik
Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin
Ndryshimi i fundit në Instagram, do kthehet në të preferuarin tuaj
Hile psikologjike që do t’ju hyjnë në punë!
Shkundi Instagramin me jetën luksoze, FBI e heton për pastrim parash (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media