Home Kuriozitete
Avioni u thye në dy pjesë pas përplasjes, të paktën 20 viktima
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i Air India Express me 191 persona në bord ka dalë nga pista në një aeroport në shtetin jugor të Keralas në Indi.

Autoriteti i aviacionit të Indisë është shprehur se përgjatë kthimit nga Dubai, avioni ka dale jashtë pistës në aeroportin e Kalikut pas uljes dhe është thyer në dy pjesë.

Sipas raportimit të mediave te huaja, mes viktimave janë edhe dy pilotët. Po ashtu raportohet për mbi 130 te plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas raportimit të autoriteteve vendase, në bordin e avionit Boeing 737 ishin edhe 10 fëmijë të vegjël.

Fluturimi i sotëm ishte urdhëruar nga qeveria Indiane për të riatdhesuar indianët e mbetur jashtë shtetit, për shkak të bllokimeve gjate pandemisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, sipas orës lokale, mes reshjeve të mëdha të shiut në rajon.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë po prisni? Mësoni pse të gjithë duhet të filloni të këndoni në dush
Mbani shënime! Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri
Sa katrorë shihni në figurë?
Mos vallë sekreti i jetëgjatësisë së Mbretëreshës është buka me marmalatë?
Zbulimi shqetësues i shkencëtarëve për shkrirjen e akujve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media