Home Kuriozitete
Misteri i qytetit të doktor Faustit: Toka po ngritet, ndërtesat po prishen
Në periferi të Gjermanisë, afër kufirit me Francën dhe rrëzë kodrave të ashtuquajtura ‘Black Forest’, shtrihet qyteti piktoresk Staufen.

Ai është i njohur për kështjellën e vjetër në majë të një kodre plot vreshta. Por nëse ecni nëpër këtë qytet mesjetar me arkitekturë shumëngjyrëshe, do të vini re mbishkrime të pazakonta: “Staufen nuk duhet të çahet”.

Përkundër kësaj, Staufen vetëm brenda një viti ‘u fundos’ dhe pastaj u ngrit nga 10 deri në 15 centimetra, dhe disa pjesë të qytetit u rritën për 30 centimetra. Kjo shkaktoi dëme në ndërtesa.

Dëmi mendohet të ketë ndodhur pas një operacioni shpimi një dekadë më parë me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjeotermale për bashkinë, por kjo krijoi presion të ujërave nëntokësorë dhe një reagim kimik nga i cili u ngrit toka dhe ndërtesat filluan të plasariten.

Edhe pse autoritetet lokale kanë ndërmarrë hapa për të riparuar dëmin, toka vazhdon të ngritet në mënyrë të pandalshme, një centimetër në vit.

Një nga këto ndërtesa dhe një hotel i vogël lindi në shekullin e 16-të. Në atë kohë, aty jetoi alkimisti i njohur doktor Faust, i cili shërbeu si frymëzim për shkrimtarin Johann Wolfgang Von Goethe.

Në përpjekje për të krijuar ar dhe për të ndihmuar lordin e qytetit që të dilte nga borxhet, ai bëri një reagim të tillë kimik që shkaktoi një shpërthim dhe vdiq në vend.

Vendasit e kuptuan këtë si një ndëshkim për të bërë një pakt me djallin, madje edhe sot kjo kujtesë qëndron në formën e një murale mbi ndërtesë.

A nuk është pak ironi se sot mund të qëndrosh në dhomën ku Faust vdiq në një përpjekje për të mposhtur natyrën, në një qytet që u “ndëshkua” për këtë arsye?
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë po prisni? Pse të gjithë duhet të filloni të këndoni në dush?
Mbani shënime! Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri
Sa katrorë shihni në figurë?
Mos vallë sekreti i jetëgjatësisë së Mbretëreshës është buka me marmalatë?
Zbulimi shqetësues i shkencëtarëve për shkrirjen e akujve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media