Home Kuriozitete
Të gënjejnë sy më sy, këto janë shenjat më mashtruese të horoskopit
Duam apo s'duam ta pranojmë, të gjithë biem pre e mashtrimeve dhe gënjeshtrave, sigurisht që ndjesia e të qenit ''i vënë në lojë" nuk i pëlqen askujt, megjithatë nuk kemi ç'i bëjnë. Për disa njerëz gënjeshtrat janë një mënyrë për të dalë nga situata, kurse për të tjerë një mënyrë jetese. Këta të fundit nuk e kuptojnë dot jetën e tyre pa gënjeshtrat, por si mund t’i dallojmë ne? Shenjat e horoskopit mund të kthehen në busullën tonë të orientimit.

Peshorja: Personat që i përkasin shenjës së Peshores u pëlqen të mbulojnë veten me një vello misterioze, në mënyrë që të mos zbulohet nuhatja e tyre për gënjeshtra dhe mashtrime. Falë kësaj karakteristike, nga Peshorja ka mashtrues të kualifikuar, avokatë të famshëm dhe politikanë.

Binjakët: Të lindurit në shenjë e Binjakëve janë njerëz me dy fytyra, që do të thotë se ata kanë një pasion për mashtrim në gjak. Janë të aftë të zotërojnë mendjen e çdokujt dhe t’i bëjnë ata të dyshojnë edhe për atë që panë me sytë e tyre.

Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve, janë mjeshtrit e vërtetë të gërshetimit të intrigave. Është interesante të theksohet se Peshqit rrallë gënjejnë për t’u pasuruar dhe për të përfituar. Më shpesh, gënjeshtrat përdoren për të mbuluar aventurat e tyre seksuale. Pra, mos u habitni nga fakti se i dashuri juaj ka lindur nën shenjën Peshqit. Papritmas do t’ju marrë në telefon t’ju thotë që është shumë i zënë në punë, dhe ditën tjetër do të kthehet në shtëpi me një tufë letrash në dorë. Aq shumë mashtrojnë sa që fillojnë edhe vetë t'u besojnë mashtrimeve të tyre.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fustanet e nusërisë që zgjodhën VIP-at për ditën e madhe (FOTO LAJM)
Shenjat që tregojnë se po pini më shumë kafe se ç'duhet
13 gjëra tipike që vetëm fëmijët e pasur mund t’i bëjnë
Moska "zgjeron" pretendimet: Afërdita, planet rus
Jeni të shqetësuar nga rënia e madhe e flokëve? Mësoni si mund t'a parandaloni atë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media