Home Kuriozitete
Si e shkaktojnë rrezet e diellit kancerin në lëkurë?
Shkencëtarët kanë dokumentuar për herë të parë dëmtimin e ADN-së që mund të ndodh në lëkurë për shkak të një rangu të gjerë të rrezatimit ultravjollcë nga dielli, duke çuar kështu në kancer të lëkurës.

Testimet në qelizat e lëkurës treguan se spektri i dëmit ultravjollcë në qeliza rrjedhë nga dy shtresat e sipërme të lëkurës – derma dhe epiderma.

Mosha e lëkurës tonë, për shkak të ekspozimi të vazhdueshëm ndaj diellit, bën që rrezatimi UV të depërtojë në qeliza dhe të rritë numrin e radikaleve të lira të dëmshme, sidomos specieve reaktive të oksigjenit, transmeton Lajmi.net.

Shumë lloje reaktive të specieve të oksigjenit mund të jenë të dëmshme për shkak që ato mund ta dëmtojnë ADN-në brenda qelizave tona.

Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në akumulim të dëmtimit të ADN-së, veçanërisht në mitokondri – bateritë e qelizave – që përshpejton plakjen e lëkurës dhe shkatërron fibrat mbrojtëse të lëkurës, kolagjenin dhe elastinin, duke çuar kështu në rrudha, transmeton Lajmi.net.

Studimet sugjerojnë gjithashtu se dëmi që shkaktohet nga speciet reaktive të oksigjenit mund të iniciojnë dhe përkeqësojnë zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Rezultatet më të plota të studimit do të hapin rrugë për të shpikur kremra më efektiv kundër diellit, thanë studiuesit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
5 llojet e njerëzve toksikë, që kurrë nuk duhet t’i mbani afër
Halloween në kohë pandemie, si do organizohet festa nën kërcënimin e Covid-19 (FOTO LAJM)
Vogëlushi 6 muajsh bën ski në ujë si një profesionist i vërtetë (VIDEO)
Ish-eskorta i "hap sytë" grave: Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton (FOTO LAJM)
​Shkaku i rënies së madhe të numrit të insekteve mund të jetë rrezatimi i celularëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media