Home Kuriozitete
Ish-eskorta i "hap sytë" grave: Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton (FOTO LAJM)
Një ish-eskortë e quajtur Samantha X, ka treguar për News.om.au disa nga shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton. Sipas saj edhe gjatë bllokimit nga koronavirusi, apo edhe pse të zënë me punë përsëri ata mund të tradhëtojnë, do e gjejnë një mundësi.

"Burrat mashtrojnë edhe gjatë mbylljes së koronavirusit. Ata do të gjejnë një mënyrë. Nuk ka rëndësi se sa i zënë është apo punon gjithë ditën. Ata mund t’ju tradhëtojnë edhe nëse janë rrugës duke ardhur për në shtëpi, i duhet vetëm 10 minuta, jo më shumë”.

Samantha tha se një surprizë e madhe për ju mund të jetë nëse partneri vjen në shtëpi me flokë të lagur ose me një pamje ndryshe kur doli nga shtëpia. Kjo do të thotë se ata kanë bërë dush, ose diçka ndryshe.

Nje dyshim i madh duhet t’ju lindë nëse partneri juaj vrapon drejt e në dush, kjo ju shton dyshimet pse kanë kaq shumë dëshirë të bëjë dush sa hap derën e shtëpise.

Ajo gjithashtu tha se një ndryshim në sjelljen e tyre apo janë paragjykues mbi fenomenin “mashtrim”, kjo mund të jetë një sinjal jo i këndshëm.

"Kur thonë se e kanë inat mashtrimin, ose bëhen papritur si të shenjtë dhe të ndershëm, kjo është një shenjë se ata po mashtrojnë dhe tradhëtojnë”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qëndrojuni larg! 3 shenjat më arrogante të Horoskopit
Falë pandemisë, si ja doli Jeff Bezos tani të jetë dy herë më i pasur se Mark Zuckerberg
Kostumet e Halloween që shokuan botën (FOTO LAJM)
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë
Qyteti sicilian që i shet shtëpitë e braktisura për 1 euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media