Ylberi mbi ujëvarat e akullta të Niagarës (VIDEO)
Fotografitë me peisazhin e ujëvarave në Niagara janë mbresëlënëse, në një kohë kur një valë e fortë e motit të keq po godet SHBA.
Temperaturat shumë të ulëta në shtetin e New York krijuan një pamje të bukur që entuziazmoi turistët, të cilët ishin në vend.
Ujërat e rrjedhshëm çuan copa të mëdha akulli, ndërsa mbi ujëvarat u shfaq një ylber. Në zonën përreth gjithçka e bardhë për shkak të dëborës.
Rajoni është goditur nga moti i keq që ka shkaktuar probleme serioze në SH.B.A. në javët e fundit. Temperaturat arritën -18 gradë celsius të mërkurën e kaluar./albeu.com/