Home Kuriozitete
Njihuni me shtetin e varfër që ka regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19 (FOTO LAJM)
Teksa bota është gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, Butani është shteti i vetëm që ka regjistruar vetëm një viktimë që nga shpërthimi i pandemisë.

Butani është një nga vendet më të varfra në botë dhe pas shpërthimit të COVID-19 dukej i papërgatitur për të. Sidoqoftë, është provuar të jetë shumë i suksesshëm në luftimin e përhapjes së virusit.

Ky vend me më shumë se 760 mijë banorë ka arritur ta bëjë këtë pavarësisht se ka një numër të vogël të punëtorëve shëndetësorë. Ata kanë vetëm 318 mjekë, tre mijë punonjës të tjerë shëndetësorë dhe një pajisje PCR, raporton CNN.

Vdekja e parë e shkaktuar nga virusi u regjistrua në janar të këtij viti. Viktima është një burrë 44-vjeçar, i cili më parë kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Edhe para kësaj pandemie, Butani ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të qenë më i përgatitur nëse shfaqet një virus. Pra, në nëntor të 2019, ata kryen një simulim të evakuimit nga aeroplani në të cilin udhëtarët dyshohej sikur ishin infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan "Johns Hopkins", 866 persona të infektuar janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sa kohë duhet të mbani vajin e kokosit në flokët tuaj që të funksionojë?
Shpërthimi i vullkanit, qielli mbulohet nga retë e zeza në Indonezi
Mutacioni brazilian ngre "alarmin": Infekton dhe njerëzit që e kanë kaluar COVID-19
Zbuloni cila është shenja më me fat e Horoskopit për muajin mars
Si pandemia goditi rëndë arsimin, miliona fëmijë akoma nuk janë ulur në bankat e shkollës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media