Home Shqipëri
Ikja e Shkullakut e Lelës, Basha: Ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një reagim në Facebook lidhur me largimin e dy drejtuesve të mediave në vend, Armand Shkullaku nga ABC dhe Alfred Lelës nga Mapo. Ai e ka cilësuar si ditë të zezë për median e demokracinë.

"Dje ishte një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë.
Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ABC News dhe Alfred Lela nga gazeta MAPO, është një lajm i keq për vendin, është një hap më shume drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal.

Armand Shkullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik.

Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi.

Por largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë.

Është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.

Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve.

Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull". /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Lajm i mirë për nxënësit, nis projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në shkollë
Aksion masiv në Tiranë, tre të arrestuar për drogë
SHÇBA jep të dhënat shokuese: 57 policë të arrestuar për implikim në kultivimin e drogës
Denoncimi i rëndë: Në spitalin e Kamzës, serumin duhet ta blesh vetë
Mediu-Bashës:Po qeverisemi nga krimi, pse opozita nuk është në protesta?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media