Home Shqipëri
Basha: Trimat dhe trimëreshat socialiste, zgjedhje pa opozitën nuk ka!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e shprehur gjatë protestës, se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha thotë se opozita është e palëkundur në qëndresën e saj.
Postimi i plotë:

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë.

Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Makina përplaset me murin e lokalit, plagosën burrë e grua
Aktivistja e njohur në gjendje të rëndë: Po ndjej fundit, s'kam lekë për ilaçe
Një shtetas shqiptar hidhet nga kati i gjashtë në Mitrovicë
S'i pranonin të dashurën, i riu nga Dibra ther me thikë nënë e baba
Faqet e para të shtypit shqiptar për ditën e sotme (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media