Home Shqipëri
Atentati me armë zjarri në Kinostudio, ja kush është personi që mbeti i plagosur
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur, sot, rreth orës 20:20 në Kinostudio, Tiranë.

Mësohet se dy shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin Eduard Duka, i cili është dërguar menjëherë drejt QSUT-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë një makinë në lëvizje nga e cila u qëllua drejt një lokali në zonë, ku ishte i plagosuri.

Mësohet se Duka është qëlluar me armë zjarri të kalibrit të vogël.
Duka rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe është ish-i dënuar në Itali.

Paraprakisht thuhet se atij i kanë bërë atentat. Rrethanat priten të sqarohen në vijim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Basha zbulon arsyet: Ja pse nuk mund të ndodh koalicioni me Ramën (VIDEO)
Trump vështirëson procesin për viza turistike në SHBA
Ministrja dhe deputeti shqiptar bëjnë skandal në Greqi
E FUNDIT/ Rama paralajmëron qeveri me Bashën në shtator
Fallxhoret: Njerëz të PD-së erdhën me makina të blinduara për fitoren e Bashës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media