Home Shqipëri
24-vjeçarja tenton të vetëvritet, babai shpërthen në akuza ndaj misionarëve të Jehovait
Një vajzë 24-vjecare ka tentuar që ti japë fund jetës në qytetin e Durrësit. Sipas informacione paraprake mësohet se vajza është zbuluar në kohë nga i ati i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionare të Kishës së Jehovait në Durrës. Sipas A.D, 46 vjeç, vajza e tij Sh.D, 24 vjeç kishte njohur përpara dy muajsh misionaret në fjalë.

“Vajza ime i ka takuar këto misionaret në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë.

Gjithashtu ai pretendon se misionaret e lartpërmendura i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme.

46-vjeçari ka thënë se shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativën për vetëvrasje janë shtetaset M.M, C.H, që të dyja nga 20 vjeçe.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara nga dy vajzat e lartpërmendura. Në njërin prej tyre, misionaret i kishin shkruar se ajo është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë 46-vjeçari.

Nisur nga këto fakte, babai po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë duke prerë damarët e dorës së majtë. Fatmirësisht ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj. I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Punë të paligjshme në Itali? Mamaja e 23 vjeçares tregon me çfarë merrej Elena
Mbyllen per t'u restauruar 5 xhami në Shqipëri, mes tyre edhe ajo në qendër të Tiranës
Aksident apo vrasje? Ekspertët flasin për aksidentin me dy të vdekur në Maminas
I akuzuar për vrasje, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar
Ka një krisje mes tij dhe Metës? Rama lë mënjanë ironinë dhe flet për dashuri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media