Home Shqipëri
BOMBA/ "Kush ishte femra enigmatike në makinën e aksidentuar të Ahmetajt?"
Kastriot Myftaraj ka një version ndryshe të aksidentit të ish-ministrit Arben Ahmetaj mbrëmë në Maqedoni.

Sipas tij, Ahmetaj ishte duke shkuar me shumë shpejtësi në Serbi, ndërkohë që në makinën e aksidentuar gjendej edhe një femër, të cilën sipas tij policia e ka fshehur.

Në postimin e tij në Facebook, Myftaraj shkruan se e gjithë kjo ndodh pas nënshkrimit të marrëveshjes së Triestes.

Postimi i plotë

Nga Kastriot Myftaraj
Medias iu dha një version i rremë për aksidentin e ish-ministrit Arben Ahmetaj në Maqedoni.

Për të krijuar versionin e rremë kanë bashkëpunuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i BDI (partia e Ali Ahmetit) dhe Policia e Shtetit e Shqipërisë. Pikësëpari është dhënë njoftim i rremë për vendndodhjen e aksidentit. Ai nuk ka ndodhur në Kumanovë por në rrugën që të çon nga qyteti i Kumanovës për në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Serbinë, në Tabanovcë. (Kumanovë-Tabanovcë 10 km)

Autobusi me të cilin pati një përplasje ballore automjeti i drejtuar nga Ahmetaj ishte duke ardhur nga Zvicra në Maqedoni, nëpërmjet Serbisë. Pra, Ahmetaj ishte duke udhëtuar për në Serbi, madje me shumë ngut, çka kuptohet nga shpejtësia e madhe që kishte automjeti i tij në momentin e përplasjes.

Nëse autobusi do të kishte qenë me shpejtësi të madhe, do të ishte rrokullisur pas përplasjes me një automjet të rëndë si “Range Rover”. Frenimi nga ana e shoferit të autobusit, falë shpejtësisë shumë më të ulët se e automjetit që i vinte përballë, ka qenë shpëtimtar për të dy palët, ndryshe do të ishin coptuar të dy palët duke u rrokullisur disa herë.

Përse shkonte Ahmetaj me kaq ngut në Serbi, duke kaluar nëpër Maqedoni, pra në një rrugëtim kaq të gjatë? Dhe pikërisht pas Takimit të Triestes ku u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Jugosllavisë së Re, e maskuar pas emërtimit Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor? Si ndodhi që Ahmetaj për pak u bë dëshmori i parë i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor? Me çfarë biznisi po merrej ai? A po dërgonte një sasi të madhe paresh cash (euro) në Serbi jashtë kanaleve bankare?

Kush udhëtonte bashkë me Ahmetajn? Dëshmitarët në ngjarje flasin se nga automjeti i Ahmetajt u nxorr edhe një femër, emri i së cilës u mbajt i fshehtë dhe nuk iu dha medias nga ana e Policisë së Maqedonisë që në këtë çështje u manipulua nga zëvendësministri Nuhiu i BDI. Por është e sigurt se fatkeqja nuk është zonja e Ministrit e cila gjendej në Shqipëri në atë kohë dhe ka udhëtuar menjëherë drejt Shkupit, ku u cua për trajtim bashkëshorti i saj, që duket se ka më shumë se një short të tillë.

Aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni mbetet ende i mbuluar me shumë enigma. Arben Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, i quajtur superministër kur ishte në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, e që më pas u bë nga Rama Ministër i Financave, megjithëse ka diplomuar për anglisht.

Ahmetaj e la postin përkohësisht në maj për shkak se marrëveshja Rama-Basha parashikonte që postin e tij ta merrte një ministër teknik në periudhën e zgjedhjeve, por në shtator Ahmetaj pritet të bëhet përsëri ministër.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Punë të paligjshme në Itali? Mamaja e 23 vjeçares tregon me çfarë merrej Elena
Mbyllen per t'u restauruar 5 xhami në Shqipëri, mes tyre edhe ajo në qendër të Tiranës
Aksident apo vrasje? Ekspertët flasin për aksidentin me dy të vdekur në Maminas
I akuzuar për vrasje, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar
Ka një krisje mes tij dhe Metës? Rama lë mënjanë ironinë dhe flet për dashuri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media