Home Shqipëri
Skandal në Itali, publikohet padashje kalendari i "gjuetisë së shtrigave" për shqiptarët
Një skandal është shënuar në Itali.

Në provincën Rozzano të Milanos, këshilltari për Sigurinë dhe Policinë Lokale ka botuar “kalendarin e gjuetisë” së jokomunitarëve.

Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë post: "Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve të gjahut migratore: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi".

Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.

“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit.

Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Oriku" kap 3 gomone me klandestinë në Egje
Ekstradimi i "baronit të drogës", Ministria e Drejtësisë i kërkon garanci Italisë
Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, arrestohet 44-vjecari
Masakroi gruan me sqepar, gjykata i jep arrest me burg autorit
Sherr në Sarandë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media