Home Shqipëri
Deputeti përplasi për vdekje tregtarin, i vëllai: Nuk ishte kafshë Saiti
Ditën e djeshme në aksin Tirana-Durrës humbi jetën një tregtar 53-vjeçar pasi u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi. Mësohet se familja e ka mësuar ngjarjen e rëndë nga mediat.

Ata thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen.

Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri.

Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -shprehet vëllai i viktimës. /albeu.com/




Dërgoja mikut në:
Xyz
e Dielë 13 Gusht 2017, Ora 11:02
Turp e fatkeqesi per kete vend qe te jete deputet ky tip monstre. Turp dhe per ata qe e mbeshtesin. Zoti i pafte!
Xyz
e Dielë 13 Gusht 2017, Ora 11:04
Ngushelline familjes se te ndjerit. Zoti ua lehtesofte dhimbjen.
Shkruani komentin tuaj!
 
"Oriku" kap 3 gomone me klandestinë në Egje
Ekstradimi i "baronit të drogës", Ministria e Drejtësisë i kërkon garanci Italisë
Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, arrestohet 44-vjecari
Masakroi gruan me sqepar, gjykata i jep arrest me burg autorit
Sherr në Sarandë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media