Home Shqipëri
Këto janë universitetet private më të zgjedhura nga studentët (FOTO)
Ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve në universitetet shqiptare ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë publike dhe shifrat e këtij procesi. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet universitetet publike kanë arritur të regjistrojnë një numër më të madh studentësh.

Por në çfarë gjendje janë universitetet private?

Portali Albeu.com ka analizuar gjendjen e regjistrimeve në universitetet private, bazuar në të dhënat e publikuar nga portali Ualbania i Ministrisë së Arsimit, ku bie në sy rënie e madhe në numrin e regjistrimeve në këto universitete krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, jo të gjithë universitetet kanë probleme me regjistrimet.

Listës së universiteteve me më shumë regjistrime i prin Universiteti Epoka, me 348 regjistrime ose 49.29% të kuotave të plotësuara. Pas Universitetit Epoka, renditet Unievrsiteti Europian i Tiranës me 316 regjistrime ose 28.46% të kuotave të plotësuara. Më pas vijojnë, Aldent me 223, Albanian University me 217, Universiteti Mesdhetar me 174, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë me 138 dhe Polis me 128, shkruan ALbeu.com.

Ndërkohë, janë jo pak universitete që nuk kanë arritur të regjistrojnë mjaftueshëm studentë. Institucionet private që kanë regjistruar më pak studentë janë Logos me vetëm 12 regjistrime, Wisdom me 8, Qiriazi me 5, Marubi 2 dhe Nehemia me vetëm një student të regjistruar në fazën e parë.

Deri në përfundim të procesit, ka edhe dy faza të tjera, ku studentët do të mund të bëjnë përzgjedhjet e tyre.
Shihni tabelën e plotë me të dhënat statistikore të përgatitura nga Portali Albeu.com, bazuar në shifrat e publikuara nga Ministria e Arsimit në Portalin Ualbania. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Italia në alarm, kërkon bandën e rrezikshme shqiptare
Pinë bashkë deri në mesnatë, aktivistin e LSI-së e vrau miku i tij
Basha mbledh kryetarët e degëve të PD
Debati në KLD: Kur gjyqtarja u vra mes Tiranës, ç'të presim?
Parandalohet tragjedia në Kamzë, 3 të mitur rrezikuan të digjen në banesë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media