Home Shqipëri
Zbulohet pazari i pisët i Lulzim Bashës me Monika Kryemadhin
Emri i kreut të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë ka dalë pas një pazari të projektuar më parë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dhe jo gjatë negociatave në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Albeu.com mëson nga burime prej selisë së demokratëve se Lulzim Basha ka penguar me kast kandidimin e dy emrave të tjere me peshë në PD si Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, të cilët kanë një eksperiencë të gjatë në komisionin e Shëndetësisë duke inkurajuar ndërkohe deputetin rishtar të PD-së, Bardh Spahia.

Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, Bardh Spahia ishte kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, fakt që e kishin marrë të mirëqenë të gjithë në PD, përveç Lulzim Bashës, i cili kishte plan tjetër.

Ai nuk shmangu pa qëllim kandidimin e Albana Vokshit dhe Tritan Shehut për këtë pozicion.

Shehu dhe Vokshi kanë vite në atë komision dhe janë figura të konsoliduara në PD, ç'ka ia bëntë të vështirë Bashës pazaret në kurriz të tyre për t'ia lëshuar në minutat e fundit komisionin LSI-së, ndërsa gjithçka ishte më e lehtë me Spahinë.

Tashmë mund të thuhet qartësisht se PD dhe LSI kanë nisur bashkëpunimin midis tyre në Kuvend duke lënë menjanë luftën e të qënit "opozita legjitime" të disa muajve më parë, ndërsa Bashës i është dashur të bëjë kurban të tijtë për të kënaqur orekset e Kryemadhit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas Tahirit, Dakos dhe radarëve, Basha paralajmëron një tjetër skandal
Ish-ministri: Drejtuesi i karvanit leh me timon në dorë e me kazan në kokë
Basha bën deklaratën e fortë: Ja kush i shpëtoi nga arrestimi policët në Vlorë
Zbardhen pamjet si policia zbarkoi në "Santa Quarantën" e Balilit (VIDEO)
PS thirrje Bashës: Dil dhe sqaro ku i gjete 1 milion dollarë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media